Një lajm i mirë për kinematografinë shqiptare. Danish Film Institute i ka kushtuar një triologji gjatë këtij muaji autores shqiptare Xhanfize Keko.

“Mimoza Llastica”, “Kur xhirohej një film”, dhe “Tomka dhe Shokët e tij”, janë tre filmat e përzgjedhur për t’u shfaqur në Kopenhagen përgjatë nëntorit.

“Janë vetëm tre autorë të cilëve i është dedikuar triologjia ose me saktë kanë një progrm të vecantë përgjatë muajit nëntor nga Danish Film Institute, që është Spike Lee, Bergman dhe Xhanfize Keko, ta kësh përkrah këtyre mjeshtrave është një nga arritjet më të mëdha të kinematografisë shqiptare para dhe pas viteve 90”, u shpreh producenti Genc Përmeti.

Gjithçka nisi në 2012, kur Mark Cousins, një nga kritikët më të shquar të kinematografisë botërore, vizitoi Shqipëinë dhe i bëri shumë përshtypje Xhanfize Keko, pikërisht për këndvështrimin e saj në ndërtimin e narrativës përmes këndvështrimit të fëmijëve.

“Cinemateka e Tel Aviv-it, dhe Jeruzalemit e përzgjodhi të kishte pjesë të programit të tyre “Kur xhirohej një film”. Një film tejet interesatn dhe i dikutueshëm për kohën kur është krijuar, pasi në atë kohënuk mun dtë flitej fare për cështjen e divorcit. Mos të harrojmë që Tomkën e kishim edhe tek Jeruzalem Film Festival vitin e kaluar dhe erdhi dita që po kërkohet më tepër produkte prej saj”, tha Përmeti.

Në sajë të programimit që Mark Cousin i bëri kinemasë për fëmijë, filmi “Tomka dhe Shokët e Tij”u shfaq edhe në British Film Institute. U rrit interesi për autoresn shqiptare në revistat më prestigjoze të kritikës së filmit në botë, duke u rritur interesi edhe për filmat e saj të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA