“Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”, shkruan Rama duke theksuar se projekti s’do të mbetet në letër.

Ky ishte komenti i kryeministrit Edi Rama bashkëngjitur një fotoje që me projektin e aeroportit të ri të Kukësit.

Më herët, Rama njoftoi banorët e qarkut verilindor për disa projekte të qeverisë në këtë zonë, ndër to më kryesori, hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, që sipas tij do të nisin nëntorin e 2019-ës.

Rama sqaroi se janë bërë hapa konkretë për procedurën për aeroportin e Kukësit dhe rikonstruksioni që do të kushtojë rreth 6.8 milionë euro, me shumë gjasa do nisë në janar të vitit të ardhshëm.

“Deri në javën e dytë të dhjetorit do të mbyllet procedura dhe më pas një nevojitet një periudhë e shkurtër për përcaktimin e kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar të vitit që vjen, maksimumi në shkurt do të nisë punë për kantierin e ri të Aeroportit në Kukës. Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për çeljen e aeroportit që kemi, por bëhet fjalë për një aeroport të ri. Aeroporti do ketë rol të madh në zonë, sa i përket edhe punësimit”, njoftoi kreu i ezkekutivit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA