TopAwards/ Kreu nuk ndryshon, surprizon vendi i dytë dhe i tretë

29/10/2018 13:00

Një javë e rëndësishme kjo për klasifikimin e “The Top List”, i cili mbush plot 150 javë që nga krijimi i saj.

Me surpriza të shumta është përballur kjo javë e klasifikimit, duke sjellë ndryshime në zonën e nxehtë të renditjes. Pavarësisht se kreu nuk ka ndryshuar, vendi i dytë dhe i tretë nuk mbetet i njëjtë si javën e shkuar.

Bashkëpunimi i Majk dhe Yll Limanit, “Krejt ti Fala” mbetet për të dytën javë rresht në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Duket se fansat e dyshes janë të vendosur të shndërrojnë këtë këngë në një hit të këtij sezoni, duke e votuar pafund për të qëndruar në vendin e parë.

Një surprizë e madhe ka qënë pozicionimi i Kidës në vendin e dytë. Ndërkohë që javën e kaluar, kjo këngë u cilësua si një nga debutimet më të dobëta të këngëtares, “Merri Krejt” për këtë javë është ngjitur me plotë 76 pozicione, falë mbështetjes së madhe të fansave. “Merri Krejt” është kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë.

Në vendit e tretë është renditur “Nale” e Adrianos, një këngë që ka 18 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”. Pavarësisht se është publikuar në sezonin e verës, duket se fansat vazhdojnë ta dëgjojnë akoma edhe pse temperaturat janë ulur.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, 7 të tilla i janë shtuar listës për këtë javë, këngë të cilat janë pozicionuar mjaft mirë në listë, duke lënë jashtë disa prej këngëve që për një kohë të gjatë qëndronin në “The Top List”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA