Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Menaxheri”, në kuadër të të cilit kanë sekuestruar 2 kg kokainë dhe kanë arrestuar dy persona.
Të arrestuarit janë 29-vjeçari Taulant Lala dhe 22-vjeçari Adnand Bufi, të dy banues në Shkozet të Durrësit.
Gjatë kontrollit në automjetin tip BMW me të cilin po udhëtonin, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i airbag-ut. Gjatë kqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plastmas transparent, me rreth 2 kg kokainë.
Top Channel