Barcelona fitoi bindshëm “Klasiken” ndaj Real Madrid. 5-1 ishte rezultati i ndeshjes së luajtur në Camp Nou, me Luis Suarez protagonist kryesor me 3 golat e tij, një prej të cilëve me një penallti që u akordua nga VAR-i.

Katalanasit dominuan ndeshjen nga fillimi në fund, me përjashtim të 15-minutëshit të parë të pjesës së dytë, kur Reali shënoi me Marcelon dhe pati mundësi për të barazuar me Modric, i cili goditi shtyllën dhe me Benzema, i cili me kokë shpërdoroi një krosim të bukur të Lucas Vazquez.

Coutinho dhe Arturo Vidal ishin autorët e dy golave të tjerë për Barcelonën, që me këtë fitore ruan kryesimin e kampionatit spanjoll me 21 pikë, pas 10 ndeshjesh të luajtura.

Ndërkohë, Reali zhytet më tej në renditje. Tashmë, e sheh veten në vend të 9, me 14 pikë.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA