Personi që vrau tetë persona në një sinagogë në Pitsburg të SHBA-ve, duke plagosur edhe tre oficerë policie, është Robert Bowers, 46 vjeç.

Zyrtarët e policisë së Pitsburgut, në Pensilvani, SHBA, thonë sulmi me armë në sinagogën “Tree of Life” la 11 të vdekur në total. 4 policë u plagosën gjatë këmbimit të zjarrit.

I dyshuari u identifikua si Robert Bowers, 46 vjeç. Ai e kishte shprehur disa herë urrejtjen ndaj HIAS, një shoqate që ndihmonte ardhjen e emigrantëve hebrenj në SHBA.

Pak para sulmit kishte shkruar në GAB, një rrjet shoqëror për personat që janë përzënë nga rrjetet e tjera: “HIAS vazhdon të sjellë pushtues që vrasin njerëzit tanë. S’mund të rri duarkryq e të shoh se si masakrohet populli im. Në dreq imazhi juaj! Do të futem!”

FOTO GALERI
5/5
Tetë persona vdiqën nga sulmi në sinagogë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA