Lajmi i fundit
Aksident i rëndë në Kroaci, mes të aksidentuarve dhe shqiptarë
Një përplasje ka ndodhur mes një automjeti Volkswagen Caddy, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, me status të përkohshëm në Kroaci, dhe një kamioni MAN i drejtuar nga një shofer boshnjak
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Roberto Benigni do të luajë rolin e Geppettos në filmin “Pinocchio” të Matteo Garrones. Filmi do të jetë një bashkëprodhim ndërkombëtar italo-francez, e do të xhirohet tërësisht në Itali, në zonën e Lacios, Toskanës dhe Puljas.

Xhirimet do të nisin në muajt e parë të vitit 2019. Garrone është shprehur se, të xhirosh “Pinocchio”-n dhe të kesh protagonist Benignin, janë dy ëndrra që i realizohen në të njëjtin film.

Personazhet dhe krijesat fantastike do të realizohen nën kujdesit e Marc Coulier, montazhierit të talentuar dhe fitues të dy çmimeve “Oscar”.

“Kukulla e Kolodit më ka intriguar që fëmijë, kur shkruaja skenarët e parë”, shprehet Garrone.

Kritikët e kinemasë thonë se, në fakt, elemente nga subjekti i “Pinocchio”-s gjenden në të gjithë filmat e Garrones, duke vërtetuar familjaritetin që regjisori ka me këtë vepër.

“Pinocchio” do të jetë një film i shikueshëm nga të gjithë pjesëtarët e familjes, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush si Roberto, i cili ka argëtuar dhe ka prekur miliona spektatorë në të gjithë botën, nuk ia mbërrin të emocionojë dot një publik të cilësdo moshë.

Regjisori e falënderon aktorin për pranimin e bashkëndarjes së kësaj eksperience, të cilën e konsideron një aventurë me shumë risqe.

Top Channel