Kosova gjatë muajit tetor ka zhvilluar dy ndeshje, ku fillimisht ka mposhtur Maltën në stadiumin Fadil Vokrri 3-1 dhe më pas ka barazuar në Ishujt Faroe 1-1.

Këto rezultate kanë ndihmuar Dardanët që të ngjiten për një pozitë në renditjen e FIFA-s dhe tani ata janë në vendin e 137-të.

Në krahun tjetër Shqipëria vazhdon rënien në këtë ranglistë. Kuqezinjtë barazuan me Jordaninë 0-0 dhe u mposhtën nga Izraeli 2-0. Ekipi i Christian Panuccit ka humbur tri pozita dhe tani renditet i 60-ti.

Ranglista vazhdon të kryesohet nga Belgjika e cila është e përcjellur nga Franca, Brazili, Kroacia, Britania e Madhe, Uruguai, Portugalia, Spanja dhe Danimarka, e cila mbyll Top 10-shën, raporton Kosova Press.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA