Mikrovala është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për ngrohjen e ushqimeve pas një dite të lodhshme në punë.
Por ekspertët paralajmërojnë se këto ushqime të gatuara kur ngrohen në mikrovalë mund të kenë pasoja të rënda në shëndet.
Prestigjiozja britanike “Daily Mail” ka kontaktuar me disa ekspertë të ushqimit për të mësuar se çfarë i shkaktojnë saktësisht trupit ushqimet e gatuara në mikrovalë.
Eksperti Rick Hay shpjegon se nga kontejnerët plastikë që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë mund të çlirohen toksina kancerogjene.
Këto toksina kalojnë në ushqim dhe me anë të tij direkt në trup. Ata ushtrojnë forcë tek sistemi tretës dhe ai imunitar dhe mund të kenë pasoja të rënda tek fertiliteti, balancimi i hormoneve, tensioni i gjakut, shëndeti kardiovaskular, gjendja shpirtërore dhe dëshira për marrëdhënie seksuale. Sa më shumë ta përdorni mikrovalën, aq më të ekspozuar jeni ndaj këtyre substancave kimike të dëmshme.
Rick shpjegon gjithashtu se ka shumë mospërputhje idesh në lidhje me ndikimin që kanë në shëndet ushqimet e gatuara në mikrovalë. Shumica, thotë ai, janë të shqetësuar për ekspozimin e vazhdueshëm ndaj rrezatimit të lëshuar nga mikrovala. “Kjo mund të ketë efekte tek gjumi, përqendrimi dhe nivelet e energjisë”, shton ai.
Ekspertët rekomandojnë që t’i ngrohni ushqimet në mikrovalë me një enë xhami ose porcelani, për të shmangur toksinat kancergjene që lëshohen nga enët plastike.
Top Channel