Ankesat nga pensionistët. Rama: Bashkitë e zgjedhura nga PD nuk bashkëpunojnë

24/10/2018 15:32

Përballë qytetarëve në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me njerëzit, Kryeministri akuzoi drejtuesit demokratë në pushtetin vendor se për shkak të motiveve politike, refuzojnë bashkëpunimin me platformën për të zgjidhur hallet e shqiptarëve.

“ Kemi vështirësi specifike me pushtetin vendor, për fat të keq në një sërë bashkish ka një refuzim për të marrë ankesat ku kampione është bashkia e Shkodrës, e cila refuzon çdo lloj bashkëpunimi. Megjithatë, në vazhdojmë të përpiqemi edhe me bashkitë”, tha Rama.

Këtë javë vëmendja ishte te pensionistët, që sipas Ramës kishin hasur në vështirë për përllogaritjen e kontributeve dhe viteve të pensionit.

“ Platforma po ndihmon në mënyrë të vazhdueshme me pensionistët, ata të cilët kanë probleme me pensionin për shkak të një trashëgimie shumë të rëndë me gjithë bazën e të dhënave  dhe patjetër për shkak të mungesës së vëmendjes nga a ana e zyrave”, deklaroi kryeministri.

Platforma lejon që me një klik të kontaktoni ministrin tha Rama, një akses që sipas tij nuk kanë e kanë as deputetët e tij: “Madje madje, po them edhe një gjë tjetër që për deputetet mund të jetë më e vështirë se sa për njerëzit që po i shkruajnë platformës që të kenë akses direkt te ministri apo tek unë”.

Pati edhe nga ata që përveç legalizimit të pronës, morën edhe një fotografi si kujtim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA