Më 25 tetor do të prezantohet telefoni me rrjet 5G i Xiaomi-t, markës kineze tashmë tepër të njohur në tregjet botërore, ku konkurron me markat tradicionale të perëndimit.

Shitjet e para do të bëhen në Kinë dhe telefoni do të dalë me 8GB dhe 10 GB RAM, më shumë se ç’ka një kompjuter mesatar PC, (Desktop), apo një laptop i të njëjtit nivel.

Për ta pasur sipërfaqen e sipërme të mbuluar 99% nga ekrani, Xiaomi ka vendosur një mekanizëm, një shinë që ngrihet e që nxjerr lart kamerën për selfie, 24MP.

Kamera do të arrijë të filmojë me 960 shkrepje fotografike në sekondë, gjë mundëson video me shpejtësi të ngadaltë dhe shumë cilësore.

Ekrani do të jetë 6.4 inç, me rezolucion 1080×2340. Bateria do të jetë 3850 mAh dhe memoria e brendshme 256 GB.

 

FOTO GALERI
2/4
Kamera do të arrijë të filmojë me 960 shkrepje fotografike në sekondë, gjë mundëson video me shpejtësi të ngadaltë dhe shumë cilësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA