24/12 19:01
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka dënuar për shpifje këshilltarin e PD në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja.
Përmes një postimi në “Twitter”, kryeopozitari Basha thekson se askush nuk do ua mbyllë gojën, as Rama me kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti, kjo e fundit është edhe gjykatësja që dha vendimin këtë të martë.
“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, shkruan Basha.
Top Channel