Në ndryshim nga paraqitja tejet e dobët në kampionat, në Champions League, Bayern Munchen nuk has aspak vështirësi edhe në ndeshjen e tretë në grupe.

Gjermanët dolën fitues me rezultatin e pastër 2-0 ndaj AEK-ut në Greqi në një transfertë e cila u mendua e vështirë, duke parë situatën aktuale te Bayerni, por në fakt nuk rezultoi kështu.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 0-0, ndërsa dy golat e takimit erdhën në pjesën e dytë. Fillimisht ishte spanjolli Martinez e më pas Lewandowski dyfishoi shifrat.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni është në vendin e parë në grup me 7 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjet tjetër të luajtur në orën 19:00 të kësaj të marte në Champions League, mes Young Boys dhe Valencia, nuk pati fitues. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA