Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur hije dyshimi mbi mega-operacionet, të cilësuara si suksese nga policia, pasi deri më tani nuk është arrestuar asnjë “bos i krimit”.
“Policia e Shtetit vegël e propagandës së Edi Ramës. Lista me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli që drejton realisht bandat në vend”, shprehet Alibeaj.
Sipas tij “Forca e Ligjit” nuk ekziston, pasi asnjë bos i krimit nuk është arrestuar dhe asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar. e po sipas deputetit të PD, ligji nuk do të ketë asnjëherë force dhe bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata, bashkë me Edi Ramën, janë të ulur, në karrigen e kryeministrit të vendit.
Më tej ai ka përmendur një sërë drejtues institucionesh, si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj deh deputetët Taulant Balla, Jurgis Çyrbja, Ulsi Manja, por edhe kryebashkiakët e Durrësit dhe Elbasanit, si të lidhur me krimin.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili u emërua në këtë detyrë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, ka zgjedhur të bëjë megafonin e kryeministrit kundër interesit të qytetarëve për luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar. Është fakt se Taulant Balla përmendet për disa nga dosjet e rënda që janë në hetim. Por kryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i lirë. Është fakt se Vangjush Dako është I kapur në përgjim me disa kriminelë, por, megjithëse disa peshq të vegjël arrestohen, kryebashkiaku I Durrësit, është i lirë. Është fakt se Qazim Sejdini është kokë e këmbë i zhytur me bandat e Elbasanit, por kryebashkiaku I Elbasanit është i lirë. Është fakt se Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Jurgis Çyrbja, Ulsi Manja përmenden edhe këta në disa nga dosjet e rënda që janë në hetim, por të gjithë janë të lirë”, u shpreh Alibeaj.
Top Channel