Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnje-Rrogozhinë, pranë Konjatit, mëngjesin e kësaj të marte, prej të cilit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit.

Shkëlqim Xhija, 31 vjeç nga Cërriku, është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lushnjes, nga ku gjendja e tij raportohet e rëndë.

Policia, që shkoi në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit, raporton paraprakisht se ai mund të ketë ardhur si pasojë e përgjumjes së drejtuesit të mjetit.

Pamjet nga aksidenti tregojnë makinën të anuar nga krahu i shoferit, në mes të korsisë së autostradës.

FOTO GALERI
4/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA