Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
Cena vjen nga radhët e partisë se vete Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Masa e paraburgimit me një muaj, zyrtarit iu caktua një ditë pas prangosjes nen dyshimin e marrjes se ryshfetit dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare.
Bashkë me të, policia e Kosovës arrestoi edhe dy persona tjerë ngarkuar me të njëjtën akuzë.
Vendimi është marrë mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij, sqaroi shefi i ekzekutivit në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje organet të rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën, siç ka thënë ai, me përgjegjësi në çdo situatë.
Haradinaj ka shkruar se “lirimi nga detyra” është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.
Top Channel