Kinoa është një alternativë perfekte për zëvendësimet e produkteve të grurit dhe atyre me përmbajtje niseshteje.

Kinoan e gjejmë në dy lloje të bardha dhe të kuqe, të dyja llojet kanë shije paksa të hidhur përpara gatimit. Në vitin 2013 OKB e shpalli vitin e kinoas, kjo falë vetive të larta ushqyese të kësaj kulture.

Me dyfishin e proteinave të orizit apo elbit, kinoa është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, magnezit apo manganit. Ky produkt ka përmbajtje të lartë të vitaminës P, vitaminës E dhe dhe fibrave dietike.

Kur gatuhen farat e kinoas bëhen të buta e kremoze e megjithatë ruajnë pak ndjesinë krokante. Me një shije delikate kinoa mund të përdoret për mëngjes në vend të drithërave, për drekë në formën e sallatës apo si një vakt shoqërues në vaktin e darkës

Ajo ka një profil të mirë të aminoacidesh, e pasur më 9 aminoacidet bazë ku di sa nga të cilat në shumë drithëra mungojnë. Ajo është një proteinë e plotë e përsosur dhe si pasojë një zgjedhje shumë e mirë për veganët ,

Kinoa është e pasur më fitomutrient, çka e bën atë tepër të dobishme për shëndetin e njeriut dhe parandalimin e sëmundjeve. Kinoa përmban në sasi të vogla të acideve të shëndetshme yndyrore OMEGA 3dhe ne krahasime me drithërat e tjera ka një numër më të lartë të yndyrnave të pangopura sipas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA