Ushtria amerikane po kërkon armë më të fuqishme e më të mëdha, për të ruajtur epërsi jo vetëm në ajër e në det, por edhe në artileri e sisteme predhash nga toka.    

Rusia, ashtu si Kina, kanë investuar bollshëm në ushtri dhe kanë fuqizuar me sukses artilieritë dhe sistemet e mbrojtjes tokë-ajër.

Për të mbajtur epërsinë, ushtria amerikane po zhvillon katër teknologji të reja. Përparësia është zhvillimi i artilerive që të shkatërrojnë pozicione të fortifikuara armike që nga 1500 kilometra largësi.

FOTO GALERI
3/4
Predha Sulmi me Precizion të Lartë, është një përditësim masiv i sistemit aktual. Praktikisht, e njëjta armë, por shumë më e madhe, dhe shumë më e saktë. Kjo predhë ka aftësinë të përdorë sensorë për të ndjekur me saktësi shënjestra si municione të cilat mund të shpërthejnë e të bëjnë më shumë dëme. Këto armë godasin që nag 500 kilometra largësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA