Cristiano Ronaldon e pret një betejë ligjore që mund të zgjasë më shumë se 2 vjet për çështjen Mayorga. Kjo është ajo që publikohet nga ‘Correia de Manha’ që citon një burim anonim juridik sipas të cilit, avokatët mbrojtës të futbollistit për këtë çështje, janë të përgatitur tashmë për një proces gjyqësor të gjatë.

Gazeta portugeze e citon këtë burim i cili ndër të tjerat shpjegonte se policia po vazhdon ende hetimet për akuzat për përdhunim të ngritura nga Kathryn Mayorga në drejtim të Cristiano Ronaldos dhe nuk parashikohet një mbyllje e shpejtë e çështjes. Kështu që ajo mund t’i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme, me këtë të fundit që do të vendosë nëse do të formulojë akuzë ndaj futbollistit pasi të ketë analizuar në detaj provat e paraqitura.

Ekipi ligjor, të cilit Ronaldo i ka besuar strategjinë për mbrojtjen ndaj këtyre akuzave, kryesohet nga Peter Christiansen, ky i fundit ka bërë tashmë të ditur se do të merret në mënyrë ekskluzive me këtë çështje dhe e gjithë kjo bëhet në mënyrë që portugezi të vijojë jetën e tij normalisht dhe të përqendrohet në aktivitetet sportive me Juventusin, me bardhezinjtë që do të luajnë ndeshjen e radhës në Serinë A ndaj Genoas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA