Albert Veliu, i njohur me emrin Babale, ndodhet ende në Kosovë, aty ku kërkoi azil politik pasi iku nga Shqipëria.
Albert Veliu u kap nga policia kosovare në kufi, ndërsa me të birin tentonte të ikte në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Ndërsa në Shqipëri për të është dhënë një urdhër-arresti, dosja me kërkesën e ekstradimit është nisur për në Kosovë.
Albert Veliu do rrëfejë sonte ekskluzivisht për emisionin “Open” në Top Channel versionin e tij të ngjarjes që ka pushtuar debatin politik në Shqipëri.
Ai tregon se në Kosovë ka provuar kërcënime.
“Thjesht më terrorizoi, çdo ditë nga një makinë”, shprehet Albert Veliu.
Prokuroria tregoi në dokumentet e saj se audiopërgjimi ishte bërë për një shumë të premtuar prej 200 mijë euro. Albert Veliu sërish thotë se ka patur oferta për t’u shitur.
“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu.
Po a njihet ai me Fredi Alizotin dhe çfarë mendon për të? Cila është njohja e tij me Ervin Salianjin, deputetin demokrat nën hetim për kallëzim të rremë, e cila është lidhja e tij me Agron Hysenajn?
Të gjitha këto do të keni mundësi t’i ndiqni sonte në orën 21:00 në “Open”, në Top Channel, në intervistën që Albert Veliu i dha gazetares Eni Vasili.
Top Channel