Black Shark është telefoni i parë i markës kineze, Xiaomi, që është i dedikuar për video-lojëra. Gjëja më e veçantë që ofron është ftohja e qarkut fizik me xhel të lëngshëm, që  të mos nxehet gjatë punës.

Telefoni është hedhur në tregun kinez që në prill, por së fundmi është vënë re faqja global.blackshark.com, që do të thotë se pritet të hidhet dhe në tregun botëror.

Black Shark do të ketë ekran 6 inch, 2.5D, me rezolucion 2160×1080.

Fuqinë që kërkojnë lojërat pritet ta mbulojë më së miri procesori Snapdragon 845 dhe karta grafike Adreno 630. Dhe lojën mund ta mundësojë pa ndërprerje një bateri me 4000 mAh.

Celulari vjen me Android 8.1 Oreo, kamera 20MP dhe 12MP, por  pa vend për kufje të modelit standard 3.5 mm. Do tw funksionojw vetëm me USB Type-C.

Çmimi pritet tw jetw rreth 433 dollarw pwr versionin me 64GB ROM dhe 6 GB RAM, 500 dollarw pwr 128/8 GB.

 

 

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA