Dan Bilzerian, milioneri që e rrethon veten me modele dhe që është quajtur “mbret” i Instagramit, u regjistrua për t’u bërë marins “SEAL” amerikan në vitin 2000, por nuk arriti të diplomohet. Tani do të jetë ushtar tjetërkund.
Edhe pse të lindur në SHBA, ai dhe vëllai i tij u kthyen këtë gusht në Armeni, ku përveçse morën nënshtetësinë, u regjistruan edhe në ushtrinë vendase. Sipas ligjit armen, çdo nënshtetas mashkull duhet të regjistrohet në ushtri.
Po sa e ka pasurinë “mbreti” i Instagramit dhe si e ka bërë?
Thuhet që pasuria e tij vlen rreth 150 milionë dollarë. Një pjesë të mirë e ka fituar nga një fond investimesh por edhe nga pokeri, duke qenë se është lojtar profesionist që shpesh luan me miliarderë.
Quhet “mbret” i Instagramit pasi ka 24.6 milionë ndjekës. Fotot që nxjerr janë gjithnjë me modele të bukura ose me armë, duke treguar që bën një jetë pa detyrime morale apo financiare, gjë që duket se ka tërhequr shumicën e ndjekësve.
Top Channel