Suksesi ndaj Maltës në Ligën e Kombeve, e entuziazmoi kampin e përfaqësueses së Kosovës se mund t’ia dalë të përmirësojë renditjen e UEFA-s, e pse jo të synojë kualifikimin në Europian.
Përballja e radhës është të dielën ndaj Ishujve Faroe. Për sfidën ndaj rivalëve modestë, Kosova nuk do të mund të llogarisë shërbimet e mesfushorit Hekuran Kryeziu.
Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren 3-1 ndaj Maltës, e me dënimet e akumuluara nuk do të mund të luajë në fundjavë.
Gjyqtari kryesor i takimit, Tamás Bognar e paralajmëroi disa herë Kryeziun, para se ta ndëshkonte me të verdhë; ky i fundit vazhdonte protestën për një moment të diskutueshëm në fushë, ndaj hungarezi mbeti pa zgjidhje, duke e ndëshkuar kosovarin.
Ndërkohë, trajneri Challandes vlerësoi ekipin për lojën e bërë.
“Tani kemi krijuar një identitet dhe po luajmë futboll të bukur. Zhegrova ishte shumë i mirë. Nuk kemi shumë mbrojtës, jemi në kërkim të dy lojtarëve të rinj. Mund të jemi të rëndësishëm në të ardhmen, por duhet të mësojmë nga rastet e humbura”, tha Challandes.
Kosova luan të dielën në orën 18:00 si kryesuese e grupit në fushën e Ishujve Faroe.
Top Channel