Shtatë të panjohur, secili me një sekret për të fshehur, takohen në “El Royale”, një hotel të shkatërruar dhe me një të shkuar të errët.

Teksa ndodhen para një mbrëmjeje fatale, të gjithë do të kenë një mundësi të fundit shpëtimi, përpara se gjithçka të djalloset.

Chris Hemsworth, John Hamm dhe Dakota Johnson sjellin “trillerin-mister” në ekranin e madh të kinema “Imperial”.

Aktori Chris Hemsworth i ka thënë lamtumirë muskujve të tij, pasi i është dashur të humbë rreth 12 kg, menjëherë pas përfundimit të xhirimeve të “Avengers 4”, për të qenë pjesë e këtij filmi.

Fillimisht për rolin kryesor ishte menduar aktori Russell Crowe, i cili hoqi dorë, duke u zëvendësuar nga John Hamm. Filmi bazohet në “El Royale”, kazinonë e famshme që dikur zotërohej nga Frank Sinatra.

Top Channel