E veçanta me këtë markë telefoni të prodhuesit Transsion që ka pushtuar Afrikën, është se kompania vjen nga Kina, por nuk ka shitur asnjë celular aty. Gjithë tregun e ka në Afrikë, dhe ua ka marrë edhe kompanive si Apple dhe Samsung.

Rrugët e qyteteve afrikane janë mbushur plot me reklama të telefonit “Tecno”, që ofron bateri më jetëgjatë se markat e famshme, njofton CNN.

Kompania ka hyrë aq vrullshëm në Afrikë sa u ka marrë treg edhe rivalëve të tjerë kinezë, si Xiaomi e Huawei, që kanë pushtuar shumë vende të botës, madje edhe Shqipërinë.

Po si ua mori tregun Tecno të tjerëve?

Duke u dhënë blerësve atë që donin: bateri më jetëgjatë për një çmim më të mirë, vend për dy karta, meqë në Afrikë nuk përballohen telefonata midis kompanive të ndryshme, dhe kamera që edhe selfie-t i përshtat me nuanca të çelura, që të dalë më mirë lëkura e errët afrikane.

 

FOTO GALERI
2/7
Edhe kamera për të bërë selfie i ka përshtatur nuancat që lëkura e errët afrikane të duket më qartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA