Përqafimi është i mirë për shëndetin. 10 arsyet pse duhet ta bëni më shpesh

10/10/2018 14:10

Një përqafim është një gjest i thjeshtë dhe i dashur që arrin të ketë përfitime të jashtëzakonshme në shëndetin dhe gjendjen shpirtërore.

A ndiheni të stresuar, të pasigurtë ose thjesht të zhgënjyer? Ajo që ju nevojitet është një përqafim i thjeshtë për t’u ndjerë më mirë.

Është i mirë për trupin dhe shpirtin dhe ka përfitime të panumërta shëndetësore. Përqafimi eliminon ankthin, nxit forcën e brendshme, besimin dhe ndjeshmërinë, sepse njeriu ndjehet i rrethuar nga dashuria e nënës, partnerit ose mikut.

Këtu janë 10 arsye të mira përse duhet të përqafosh më shpesh.

FOTO GALERI
10/10
10. Ka një efekt anti-plakje - Përqafimi ka efekte të dobishme në oksigjenimin e gjakut. Në fakt, kontakti fizik prodhon hemoglobinën që forcon trupin dhe rigjeneron indet. Kështu që këta të fundit kanë mundësinë e rigjenerimit të vetvetes.

Top Channel