Vera sintetike sjell pasoja serioze për shëndetin e konsumatorit. Rëndom ajo të serviret si verë shtëpie, por që në të vërtete prodhohet në kushte laboratorike dhe pa rrush. Por si të dallojmë verën sintetike nga ajo natyrale?

Për të kuptuar se çfarë verë konsumojmë jo gjithmonë do të dërgojmë analiza pranë laboratorit, një metodë të thjeshtë do të e tregon edhe someliri Dashamir Elezi.

Somelieri thotë që vera e kuqe është më e lehtë për t’u falsifikuar. Për të dalluar verën sintetike, ajo natyrale në ndihmë na vjen një burim drite.

“Nëse do të kemi një verë të kuqe si ky rast këtu nëse arrimë të perceptojmë këtë burim drite dhe a kemi substanca pezull? Në këtë rast nuk kemi do të thotë që është në verë korrekte”, tregon Dashamir, Elezi Somelier.

Janë treguesit organo-shqisorë ato që na ndihmojnë për të dalluar verën cilësore.

“Në këtë rast ka qenë një prishim jo korrekt ose ka qenë një verë e manipuliar. Dhe nëse shija na humb ose është e shkurtër, atëherë kjo nuk është një verë korrekte”, shprehet Elezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA