Ditën e djeshme, pas marrjes së përgjigjes së ekspertizës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuza për 3 persona, mes tyre edhe interpretuesin e Agron Xhafajt.

Sakaq në emisionin “Open” në Top Channel deputeti i PD-së Ervin Salianji i cili edhe bëri publike përgjimet u shpreh se në prokurori është çuar një material i publikuar në media dhe jo origjinali për të tjetërsuar zërin e Agron Xhafajt.

“Kryeprokuroria nuk ka rritur askund përveç thashethemeve. Edi Rama që në ditën e parë nuk ka folur fare, as Agron Xhafaj nuk ka dalë para publikut që të thotë ky nuk është zëri im. Mund të dilte të thoshte…Vetëm kur doli aktekspertimi në laboratorin italian. Prokuroria ka depozituar një material nga media, por ka dhe një material nga gazetari dhe ai që kemi depozituar ne një ditë pas publikimit. Ishin dhe dy zëra të tjera Agron Hyseni dhe Alizoti së bashku me zërin e Agron Xhafajt. Jo vetëm që ka çuar material nga media, por edhe sipas ekspertes britanike: Folsi në fjalë bashkëpunëtori është Albert Veli
Ekspertja përjashton Agron Hysenin se mund të jetë aktor që ka luajtur rolin e Xhafajt. Zëri i Alizotit dhe Xhafajt janë zëra të ngjashëm si me njëri-tjetrin ashtu edhe me Agronin.”, u shpreh Salianji.

Prokuroria ka akuzuar “Babalen”, ose Albert Veiun, si edhe gazetarin, Jetimir Olldashi. Ndaj Veliut, Prokuroria ka vendosur masën e sigurisë, ‘arrest me burg, për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm në kufi. Këto masa sigurie janë vënë në mungesë të tij.

Gjithashtu, është kërkuar arrest me burg edhe për shtetasin Fredi Alizoti, i cili është personi që interpretoi Agron Xhafajn, në telefon. Për Olldashin, është vendosur vetëm masa ‘detyrim paraqitjeje’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA