Opozita e konsideron të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian. Për këtë arsye, në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, anëtarët e opozitës në delegacion (Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi) kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, që të jetë, sipas tyre, pa lidhje kriminale.

Anëtarët e opozitës argumentojnë se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën.

Anëtarët e opozitës vënë në dukje se Taulant Balla nuk mund të përfaqësojë Kuvendin në marrëdhëniet me Parlamentin Europian, për shkak se sipas tyre, mbi të rëndojnë akuza se ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të një oficeri policie.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, anëtarët e opozitës vënë në dukje se prania e Taulant Ballës në Delegacionin e Stabilizim-Asociimit nuk është në përputhje me përputhje me kërkesat kryesorë per hapjen e negociatave vitin e ardhshëm “rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit e korrupsionit, sidomos në postet publike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA