Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook u shpreh se “verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia”.

“PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliardë euro”, shkruan Basha.

Në videon e publikuar nga kryetari i PD-së thotë abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë: 900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë; 753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks; 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Gjithashtu, Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në kēto 5 vjet: Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit, kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar, skualifikimet e padrejta të kompanive, regjistrim offshore i kompanive fituese dhe propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA