Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i opozitës solli në vëmendje pikat kryesore të platformës së opozitës për të luftuar korrupsionin dhe “për t’i kthyer qytetarëve çdo pasuri që i është marrë nëpërmjet korrupsionit”, siç shkruan ai.

Bashkëngjitur postimit, Basha postoi një video ku rendit të parat masat “antimafia”, nëpërmjet të cilave verifikohet, sekuestrohet, konfiskohet: pasuria e kompanive private dhe pronatëve të tyre; Pasuria e zyrtarëve publikë që verifikohet se kanë abuzuar me detyrën; Pasuria e personave të afërt me pronarin e kompanisë apo zyrtarin.

“Qëllimi i paketës antimafia është:

Goditja e Korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin
Mbrojtja e pasurise publike
Garantimi i konkurencës së lirë

Në videomesazhin e kreut të opozitës sqarohet edhe një pikë tjetër e rëndësishme e paketës: cfarë verifikon antimafia .

Kontratat PPP
Kontratat e koncesionit
Kontratat e Prokurimit Publik
Kontratat e tjetërsimit të pasurive publike
Aktet për lejet, licensat, autorizimet për shfrytëzimin e pasurive publike.

Efektet e ligjit antimafia kanë efekte të menjëhershme dhe konkrete:

Ligji vepron para dhe pas hyrjes së tij në fuqi
Kontratat abuzive dhe korruptive anullohen.
Pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin u kthehet qytetarëve
Klima e biznesit përmirësohet
Pasuria e konfiskuar përdoret për shërbime dhe investime publike”.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA