Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të vënë në dukje gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset, përmes publikimit të një videomontazhi.

Sipas asaj që shkruan kryeopozitari, gjithçka ndodh për shkak se vëmendja e Edi Ramës është te krimi dhe oligarkët.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”, thuhet në videomesazh.

Sipas shifrave të pasqyruara në video, vetëm në shtator janë mbyllur 1.978 biznese, nga 838 që u mbyllën një vit më parë.

1978 biznese u mbyllën në shtator. Dyfish më shumë se vjet! Me Ramën, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë.

Posted by Lulzim Basha on Saturday, October 6, 2018

“Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”, thuhet më tej në videon që ilustron me grafikë edhe periudhat 9-mujore 2017-2018.

Krahasimi me vitin e kaluar tregon, sipas kreut të PD-së, se falimentimi i bizneseve është gati dyfishuar.

Nga 6.969 biznese të mbyllura në periudhën gusht-shtator 2017, për 9 muaj të këtij viti rezultojnë të mbyllura 11.292 biznese. Kreu i opozitës jep mesazhin se, sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA