Deputeti i Partisë Demokratike u thërrit ditën e sotme në Prokurori për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat e ngritur ndaj ministrit Fatmir Xhafaj, pas audio-përgjimit të Albert Veliut, njohur ndryshe si dosja Babale.

Pasi doli nga Prokuroria, Salianji u shpreh se depozitoi prova të tjera dhe se do t’i bëjë publike më vonë. I pyetur se ka ardhur një përgjigje nga Anglia për audiopërgjimin e pretenduar mes Albert Veliut njohur si Babalja dhe Agron Xhafajt vëllait të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, Salianji i vlerësoi si broçulla.

Ai u shpreh se nuk beson se te prokuroria dhe për këtë theksoi se ka arsye të forta. “Nuk kam besim te Prokuroria dhe kam arsye të forta për këtë. Ka 5 muaj që zvarritet çështja, për t’i dhënë mundësi Ramës për të sajuar prova dhe për të fshirë të tjera. U lejua që Agron Xhafaj të largohej në drejtim të Italisë. Prokuroria nuk ka thirrur personat që kanë dijeni, si Edi Rama, Xhafaj dhe Balla. Xhafaj nuk mund të hetojë vëllain e tij. Pamjet përmbajnë provat që përfshijnë edhe persona të tjerë në këtë çështje”, tha Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA