27/11 23:03
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi në studion e emisionit Open me gazetaren Eni Vasili se çështjen e Xhisiela Malokut e sheh në 3 plane.
“E para, dhuna ndaj femrave, që është shumë prezente në Shqipëri; E dyta, Nuhu është polici i dytë pas Zaganit që denoncon diçka dhe detyrohet të largohet nga vendi; E treta, politika që bën avokatin e Xhisielës”, u shpreh Manjani.
Sipas tij, “çështja është pse polici nuk mbrohet, por etiketohet me fjalën “horr” nga kryeministri i vendit dhe thotë se do ta ndjekim këmba-këmbës”.
Top Channel