Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me miratimin ditën e sotme në Kuvend të fondeve të Vettingut, duke thënë se PS miratoi me një vit vonesë amendamentet e opozitës për të mos iu shkurtuar fondet organeve të vettingut.

PS miraton me një vit vonesë amendamentet e opozitës për të mos iu shkurtuar fondet organeve të vettingut.

“Partia Socialiste refuzoi një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore. Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut. Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës. Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës”, thuhet në deklaratën e PD.

Më tej, PD thotë se qeveria e Edi Ramës nuk mund të mbulojë lidhjet me krimin e organizuar me përbetimet e dashurisë ndaj Reformës në Drejtësi, zbatimin e të cilës po e vonon prej 2 vjetësh.

“Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën! 7 pikat e platformës së opozitës kishin për qëllim vetëm zbatimin e Kushtetutës. Edi Rama nuk e do këtë, sepse është përkrah bandave dhe është armiku kryesor i shtetit ligjor”, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA