Krerët e grupeve të PD e LSI kallëzuan në Prokurori Kryeministrin Edi Rama për kërcënim ndaj oficerit të policisë Emiliano Nuhu.
Spaho foli për mediat menjëherë pas depozitimit të kallëzimit në Prokurori, duke thënë se me deklaratën e dhënë para pak ditësh mbi Kryeministrin Rama rëndojnë 3 vepra penale, për të cilat Spaho thotë se këto shkelje dënohen nga 2 deri në 4 vjet burg.
“Rama kërcënoi oficerin Nuhu, me këtë deklarim publik, kryeministri ka kërcënuar komisarin në kushtet e të qenurit në punë. Ka ndërhyrë në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Ai nëpërmjet këtij deklarimi ka ndërhyrë në hetim. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohem me 2 deri në 4 vite burg.
Deklarata për të cilën akuzohet Rama –
Rama: Oficeri Nuhu, horr i kthyer në hero, nuk i ndahemi këmba-këmbës
Top Channel