Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se “inflacioni me padi apo show në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga pyetja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së FushëKrujës”.
“Përsa kohë qeveria mbulon të vërtetën, Taulant Balla nuk ka pse të ndjehet i fyer, kur ne i kujtojmë se ai ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut. Qytetarët e kanë parë se si ai po sillet si anëtar i bandës së Fushë-Krujës në mbrojtje të Rrahman Rrajës dhe djalit të tij përdhunues”, shkruan Alibeaj në Facebook.
“Qytetarët nuk kanë harruar se ditën e parë të reagimit të tij, Taulant Balla quajti “idiotizëm” përdhunimin e vajzës nga djali i kolegut të tij. Loja me padi është e dalë boje, njësoj si gënjeshtrat e Taulant “Yaris”-it se në 21 Korrik ishte një herë në inaugurim, një herë për peshk”, shton Alibeaj në postimin e tij.
Top Channel