Detyra e Donald Lu-së si Ambasador në Tiranë, nuk do të ishte aq e lehtë, pasi kur ai erdhi në Shqipëri politika shqiptare ishte mbushur me deputetë me rekorde kriminale.
Lu do të befasohej që në muajt e parë të tij si ambasador, ku në mjedisin politik qarkulloi një histori me skenar vrasjesh dhe shantazhesh. Të implikuar në këtë skenar ishin deputetët Tom Doshi e Mark Frroku si dhe kryetari i parlamentit të asaj kohe, Ilir Meta.
Partia Socialiste e përjashtoi deputetin Doshi nga radhët e saj, dhe kjo u përshëndet nga Ambasadori amerikan.
Kjo ishte e paprecedentë për politikën shqiptare, e padëgjuar nga asnjë ambasador i mëparshëm amerikan.
Por, kutia e pandorës sapo ishte hapur…një nga një do të zbuloheshin të gjithë politikanët me probleme me drejtësinë.
Në zgjedhjet lokale të qershorit 2015, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, vendos të nxjerr si kandidatë, Elvis Rroshin, Artur Bushin, Eduart Kaprin, Fran Frrokajn, Artur Bardhin, Fredi Kokoneshin, të cilët në formularët e dekriminalizimit, kishin fshehur dënimet në të kaluarën.
Pikërisht këtu, Ambasadori Amerikan do tu drejtohej të rinjve për të rrëzuar këtë sistem të inkriminuar politik.
Sipas ish Ministrit të Drejtësisë, Lu-ja nuk e ndihmoi aspak klasën politike dhe as popullin shqiptarë të çlirohej nga kriminelët.
“Nuk e ndihmoi as klasen politike, as popullin shqiptar dhe çlirohet nga kriminelet”, – Tha Manjani.
Çuditërisht, mesazhet e Lu-së nuk u reflektua as në votat e qytetarëve, pasi kandidatët me probleme u zgjodhën kryebashkiak në qytetet kryesore të vendit.
“Sa herë që ky zotëria ka folur, kam pritur me entuziazëm. Që ky i ka pas vetës një makineri të madhe siç janë shtetet e bashkuara, makineri presioni”, tha Deputeti LZHK, Dashamir Shehi.
Top Channel