Presidenti serb Aleksandar Vuçiç takohet sot në Moskë me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin të cilit, do t’i kërkojë sërish ndihmë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Vetë Vuçiç e pohoi një gjë të tillë përpara rrugëtimit kur tha se do të kërkojë mbështetje konkrete politike për Serbinë, sepse pa Rusinë nuk ekziston asnjë zgjidhje për ndonjë problem të serbëve.
Kreu i shtetit serb, po kështu, rrëfeu para gazetarëve se koha në të cilën po zhvillon takimin me Putinin është “ndër më të rëndësishmet për Serbinë e këtyre viteve të fundit”.
Situata në rajon është mjaft e komplikuar, sipas Vuçiçit që nënvizon se për këtë arsye duhet të matet çdo fjalë dhe çdo hap politik. Si fillim, Vuçiç dhe Putin do të kenë një takim kokë më kokë dhe vetëm më pas atyre do t’i bashkohen delegacionet.
Top Channel