Makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, Mimoza Agalliu u dogj plotësisht rreth orës 3 të mëngjëesit. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Në momentin e djegies automjeti tip “mercedes-benz” ndodhej i parkuar në një rrugicë pranë banesës së drejtoreshës, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Ekspertët kriminalistë dhe të shërbimit zjarrfikës që kqyrën vendngjarjen dhe automjetin e shkrumbuar, dyshojnë se autori ose autorët kanë përdorur lëndë djegëse për të realizuar qëllimin e tyre.

Nga ana tjetër sipas burimeve policore, vetë drejtoresha e Qendrës Sociale në Kombinat Mimoza Agalliu, në deklarimet paraprake është shprehur se nuk ka konflikte. Agjentët e krimeve sekustruan edhe disa kamera sigurie të bizneseve në këtë zonë të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA