Ka apo s’ka oligarkë në Shqipëri, e kush janë ata?! Kjo është një tjetër çështje që ka përfshirë politikën shqiptare, tonet e së cilës rreth kësaj çështje janë ashpërsuar shumë me akuza dhe kundër akuza mes opozitës dhe qeverisë.
I ftuar në studion e “Top Talk”, deputeti i PS, Pjerin Ndreu shprehet se do t’i kishte marrë seriozisht akuzat e hedhura nga PD për oligarkët, nëse ato nuk do të përdoreshin si formë presioni ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend.
“Do ta kisha marrë serioze nëse PD do të gjente elementë ku do të amatemonte qeverinë. Pra do merrej me disa veprime të qeverisë, në koncensione apo në investime të tjera. Por në momentin që një forcë politike i vë bizneset në presion me emra. Që këtu më lind e drejta të them se ata s’po bëjnë gjë tjetër veçse një show dhe po mbajnë nën presion në tipin dekurajimin e biznesit dhe gjobëvënësve”, u shpreh Pjerin Ndreu, teksa theksoi se fjalën e fundit do ta thotë drejtësia si për vettingun politik ashtu edhe për oligarkët.
I pyetur drejtpërdrejtë nga gazetari Denis Dyrnjaja: A ka oligarkë në Shqipëri?! Deputeti i PS u përgjigj: “Nuk jam kompetent ta them, por edhe nëse ka, ne duhet të jemi në një front që t’i denoncojmë me fakte. Nëse ka, finalja e fundit është drejtësia. Thashethemet e gjithkujt nuk pinë ujë”.
Top Channel