Thellohet konflikti, Izraeli paralajmëron për shembjen e shtëpive të palestinezëve

23/09/2018 22:05

Izraeli ka njoftuar banorët e një fshati në Bregun Perëndimor se ata kanë afat deri me 1 tetor për të prishur banesat e tyre. Një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit thotë se “banorët e Khan al-Ahmar u njoftuan me kërkesën për të prishur të gjitha strukturat në atë zonë deri me 1 tetor të këtij viti”.

Megjithë njoftimet për prishjen e ndërtesave, ende nuk është e qartë se çfarë mund të ndodhë nëse palestinezët nuk i prishin shtëpitë e tyre. Ahmad Hassan është banor i fshatit Khan Al-Ahmar.

“Nuk do ta lëmë këtë vend, vetëm po na dëbuan me forcë. Edhe po na prishën shtëpitë, ne do t’i rindërtojmë ato, sa herë që të na i prishin.”

Izraeli thotë se fshati ishte ndërtuar pa leje, por është pothuajse e pamundur që palestinezët të marrin lejet e duhura të ndërtimit. Fshati palestinez gjendet pranë një vendbanimi izraelit, në lindje të Jeruzalemit. Kritikët thonë se planet për prishjen e shtëpive ka gjasa të favorizojnë zgjerimin e vendbanimit hebraik.

Në fillim të muajit, Gjykata e Lartë e Izraelit i hodhi poshtë kërkesat për ndalimin e prishjes së shtëpive. Disa vende evropiane i kanë bërë thirrje Izraelit që t’i ndalojë planet për prishjen e shtëpive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA