Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një incident me të shtëna në një qendër të shpërndarjes së një rrjeti farmacish “Rite Aid”, në kontenë Hartford, në Merilend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
26-vjeçarja Snochia Moseley është autorja e kësaj masakre, arsyet e së cilës nuk dihen ende. Më pas, ajo vrau veten
Moseley ishte punonjëse e përkohshme në rrjetin e farmacive dhe kishte shkuar në mëngjes në punë, si zakonisht. Por, pak pas orës 09:00 nisi të qëllonte me një pistoletë që e kishte marrë me vete. Policia arriti në vendngjarje për 5 minuta, koha në të cilën 26-vjeçarja kishte vrarë persona dhe kishte plagosur 3 të tjerë.
Policia e gjeti gruan me një plagë në kokë. Ajo vdiq më vonë në spital.
Top Channel