Kokaina merr zgjerim, shtohen sipërfaqet me drogë në Kolumbi

20/09/2018 09:06

Prodhimi i Kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord. Të dhënat e fundit të zyrës së OKB-së për drogën dhe krimin tregojnë se nga viti në vit, prodhimi i kësaj lënde narkotike është rritur me gati 31% në rreth 1400 tonë të kultivuar ne 171.000 hektarë.

Rritja e sipërfaqes se shfrytëzuar për këtë qëllim është 25.000 hektarë më shumë se në 2016-tën. Ne tregun vendas, prodhimi potencial i kokainës kap një vlerë prej 2,7 miliardë dollarësh.

80% e saj është rritur në të njëjtën zonë te përdorur për kultivim në 10 vitet e fundit, ndërsa të korrat kanë sjellë 33% më shumë gjethe koke sesa në vitin 2012.

Vendi e lufton këtë fenomen prej vitesh, por shifrat tregojnë qartë se përpjekjet e autoriteteve atje kanë qenë të pamjaftueshme. SHBA sigurojnë rreth 400 milionë dollarë në vit për të ndihmuar në luftën kundër drogës në Kolumbi.

Vitin e kaluar, vendi nënshkroi gjithashtu një marrëveshje prej 300 milionë dollarë me OKB, qëllimi i së cilës ishte zvogëlimi i prodhimit të kokainës duke kompensuar fermerët, të cilët në këtë mënyrë llogaritej të binin dakord që të hiqnin dorë nga rritja e kokës në favor të kulturave të tjera më të sigurta.

Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës, shumica e të cilës përfundon në SHBA, që është konsumatori më i madh në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA