Dashuria e tij per pikturën i solli lirinë një të dënuari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Krijimet e veçanta të Valentino Dixon i tërhoqën vëmendjen një rojeje të burgut e e kjo u bë shkas për rishikimin e rastit te tij.
48-vjeçari akuzohej për një vrasje të kryer në New York gushtin e vitit 1991 pas sherrit që kishte nisur për një femër.
Për gati tre dekada, Valentine e ka pranuar se ndodhej në vendin e ngjarjes, por ishte në një dyqan atje duke blerë birrë.
Vizatimet e tij, që paraqesin peisazhe te mrekullueshme fushash golfi edhe pse autori vetë nuk e ka provuar kurrë këtë sport, bene qe ai te shihej me sy tjetër dhe çështja të rishikohej.
Pikërisht gjatë këtij procesi u vu re se gjykimi i parë kishte pasur të meta të mëdha; disa persona te cilët mund të tregonin se ai vërtet nuk kishte shkrepur armë natën e krimit nuk u thirren të dëshmonin, e po kështu, çuditërisht, në bankën e dëshmitarët si rrallë ndonjëherë, nuk u ul as hetuesi i vrasjes.
Të gjitha këto treguan se Dixon ka thënë gjate gjithë kohës të vërtetën. Një tjetër person e pranoi autorësinë e krimit, dhe Valentino më në fund e fitoi lirinë pas 27 viteve te kaluara prapa hekurave.
Top Channel