Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venezuelën e gjunjëzuar nga kriza.
Në imazhe shihet një shef i famshëm turk, Nusret Gokce, i njohur edhe si “salt bae”, që pret mishin para Presidentit dhe bashkëshortes së tij Cilia Flores, në restorantin e tij në Stamboll.
Today I decided to stop following @nusr_ett You decided to erase this video but what you did remains. Shame on you! You cheered and served a tyrant responsable for the hunger, malnutrition and death of thousands of Venezuelans!
By the way, he is not a president. He is a dictator! pic.twitter.com/pddjPSEztO— Marcel Imery (@NachoImery) September 17, 2018
Vetë shefi turk postoi video të vizitës së Maduros në Instagram, por më pas i fshiu ato. Sidoqoftë, përdoruesit e medias sociale kanë shpërndarë videon. Presidenti Maduro dëgjohet të thotë: “Ky është një moment i papërsëritshëm”.
Ai shihet të tymosë një puro dhe bashkëshortja e tij mban një bluzë me foton e shefit Gokce. Ky i fundit zotëron restorante luksoze në SHBA, Lindjen e Mesme dhe Turqi. Në restorantet e tij, pak copëza mish kushtojnë disa qindra dollarë.
Në Venezuelë, 64% e banorëve kanë raportuar humbje domethënëse peshe, mesatarisht 11 kg, për shkak të ushqimit që gjithnjë e më shumë mungon. Kequshqimi tek fëmijët është në nivele rekord dhe 2.3 milionë njerëz kanë braktisur vendin nga viti 2014.
Top Channel