Përmes një statusi në rrjeteve sociale, Rezarta Shkurtaj ka njoftuar daljen nga burgu të Ermal Hoxhës, i dënuar si i implikuar në laboratorin e Xibrakës.
Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha nuk u shfaq asnjëherë gjatë proceseve të mbajtura tek krimet e rënda për të arrestuarit si trafikantë. Por që shumica së bashku me të pavarësisht përmasave të operacionit antidroge përfunduan fajtorë për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike. 43-vjeçari Ermal Hoxha u arrestua ne 14 janar 2015, disa javë pas vëzhgimeve intensive dhe përgjimeve të cilat treguan se ai transportoi dy ekspertet kolumbiane të kokainës drejt laboratorit.
Gjithashtu, ai takohet bashkë me të akuzuarit e tjerë si edhe me të kërkuarin Genci Xhixha, takime që sipas prokurorisë tregojnë planet e grupit për kokainën, që në fakt u zbulua pas sinjalizimeve te gjermaneve.
Ermal Hoxha u shpall fajtor nga shkalla e parë për dy akuza atë të prodhimit e fabrikimit të lëndëve narkotike dhe grup kriminal.
Shkalla e parë e dënoi me 10 vjet burg. Apeli pranoi gjykimin e shkurtuar dhe lehtësoi pozitat e tij dhe të të tjerëve, duke zbritur dënimin në 6 vite e tetë muaj burg. Sipas vendimit të shkruar të gjykatës rezulton se Ermal Hoxhës i kishin mbetur dhe një vit e 6 muaj burgim për sa kohë gjatë kohës së gjykimit ai u mbajt në paraburgim deri në 2017 dhe kjo kohë ju llogarit me një ditë e gjysmë heqje lirie.
Gjykata nuk ka dhënë ende shkaqet se përse vendosi liri me kusht për Hoxhën, për të cilin urdhërohet të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Top Channel kontaktoi me prokurorinë, e cila pohon se do ta apelojë vendimin. Ajo që dihet është se në qeli kanë mbetur njerëzit më të parëndësishëm të dosjes siç janë dy kolumbianet, Saimir Batku e Ilir Hyseni. Genci Xhixha i konsideruar kreu i kokainës nuk u arrestua, ndërkohë që dy pronarët e magazinës Arjan dhe Klement Dalipi kanë përfunduar dënimin me kohë. Gjithsesi, më herët, ata janë shprehur të pakënaqur nga hetimi që sipas tyre nuk ka zbuluar krerët e dosjes “Xibraka”.
sinkron klemend dalipaj “nuk eshte hetuar sic duhet, vazhdohet si ne kohen e enverit”, shpreheh Klemend Dalipaj.
“Për mua nuk janë hetuar kryesorët”, thoshte Arjan Dapilaj.
Top Channel