27/12 10:42
Ish-presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva nuk do të jetë në garë në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur një nga drejtuesit e Partisë së Punëtorëve, jashtë burgut ku 72-vjeçari Lula po vuan dënimin me 12 vjet heqje lirie.
Gjykata e Lartë Zgjedhore e ndaloi kandidaturën e Lulës rreth dy javë më parë për shkak të dënimit të tij për korrupsion.
Një letër e shkruar nga Lula u lexua për mbështetësit e tij, të cilët kanë qëndruar jashtë burgut për 5 muaj duke kërkuar që ai të lirohet. Në letër, ish-presidenti i Brazilit në periudhën (2003-2010) tha se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e planifikuara për në 7 tetor.
Top Channel