“Pranverë” në Top Channel; Sezoni i ri me numrin më të madh të programeve të reja

10/09/2018 19:57

Top Channel nisi sezonin e ri televiziv me paketën më të madhe të programeve të reja, por edhe atyre ekzistuese.

Plot 25 produksione, një pjesë e të cilave kanë nisur transmetimit tashmë e të tjerat janë në orët e fundit të përgatitjes së premierave.

Denis Dyrnjaja po sjell çdo ditë nëpërmjet intervistave aktualitetin e ditës me “Top Talk”.

Pasditet janë bërë me më shume ngjyra me “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon. Të hënën, Eno Popi ishte në premierën e “Dilema Deal or no Deal”, një format i transmetuar në 70 shtete.

Ndërsa ngjarjet politike do vijnë në moderimin e Eni Vasilit në “Open”.

“Top Story” këtë sezon do jetë investigativ. Por me garë e shumë argëtim do jetë “Hell’s Kitchen” me Renaton Mekollin.

“Hipokrati” është emisioni me i ri kushtuar shëndetit, por surprizat nuk mbarojnë këtu, në Top Channel ju do shikoni “Maestro” me Jonida Shehun si dhe programin më të ri, “Një Ditë Me…”.

Kjo është “Pranvera” në Top Channel, e cila do risjellë programet që tani kanë bërë emër:

“The Voice Kids 3”; “Dua Të Të Bëj Të Lumtur”; “Big Brother Vip”; “Wake Up”; “Në Shtëpinë Tonë”; “Fiks Fare”; “Procesi Sportiv”; “Top Show”; “Pop Culture”; “Gjurmë Shqiptare”; “Shiko Kush Luan”; “Top List”, “Exclusive” dhe “Portokalli”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA