E gjithë vëmendja pasditen e sotme shkon në Elbasan, atje ku kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj në Nations League me ndeshjen e parë ndaj kombëtares së Izraelit.

I ftuar në “Top Talk”, drejtori i Supersport, Dritan Shakohoxha e ka vlerësuar këtë kompeticion si më të bukurin pas finaleve të Botërorit apo Europianit. “Nations League është kompeticioni më i bukur që ka qenë ndonjëherë, sa i përket përfaqësueseve, duke përjashtuar kampionatin Botëror dhe atë Europian. Skuadrat më të mira luajnë me më të mirat. Do të ketë përballje shumë të barabarta”, tha Shakohoxha.

Më tej, ai u shpreh, duke pasur parasysh kundërshtarët e ligës, se Nations League është një mundësi e madhe që Kosova të marrë një biletë për në Europian. “Kosova ka një shans të madh që nëpërmjet Nations League të marrë një biletë për në Europian”, tha Shakohoxha.

Sa i përket Shqipërisë, ai ka thënë se është më e vështirë, duke parë që ka një grup më të fortë.

Top Channel